Personat e papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE në Pukë, duke vjedhur transformatorët e kabinave. Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antiligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banorët që jetojnë në zona të thella malore.
Më poshtë video e vendosjes së një tjetër transformatori, të vjedhur natën në fshatin Rrapë, Pukë, me 100 abonentë. Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështirë, u bë e mundur vendosja e kabinës.
Duhet kuptuar se prona është e përbashkët, dhe kush vjedh transformatorin nuk dëmton vetëm OSHEE, por lë pa drita me qindra familje. Theksojmë se është hera e 4 që vidhen transformatorët, për të cilat kanë nisur hetimet.