VD/Hoteli i “kthen” mysafirët
në luftë: Kujdes nga snajperisti

VD/Hoteli i “kthen” mysafirët<br />në luftë: Kujdes nga snajperisti
Dyshekë sfungjer, batanije të ushtrisë dhe lexim me qiri – të gjitha këto mund t’i përjetoni në një hotel në Sarajevë, që mysafirët e vet i kthen në Bosnjën e viteve 90-t, kur po zhvilloheshin luftime të ashpra mes forcave serbe dhe atyre boshnjake.

Pronarët e hotelit janë anëtarë të një familje që i kanë mbijetuar rrethimit trevjeçar nga forcat serbe. Mysafirët i pret Arijan Kurbashiq, i veshur me rroba të ushtrisë dhe kapele të forcave të Kombeve të Bashkuara.

Secili mysafir fle në shtrat sikur të ishte në ndonjë bunker, derisa sendet e tyre i mbajnë nëpër kutitë e municionit. Çdo person ka vetëm një poç elektrik në dhomë.

Dritaret janë të mbuluara me plastikë, të ngjashëm me ata që janë përdorur gjatë luftës, që shërbenin për të ndaluar futjen e shiut dhe borës, për shkak se ishin thyer nga sulmet e forcave serbe.

Arijan Kurbashiq e quan veten “Zero një”, nofkë kjo që e kishte fituar babai i tij kur kishte shërbyer në ushtri gjatë luftës. Qëllimi i këtij kodi ishte strehimi i qytetarëve të cilët po vriteshin nga forcat serbe.

“Për të kuptuar diçka më mirë, duhet patjetër ta përjetoni dhe për këtë jam munduar të krijoj një ambient lufte. Mënyra më e mirë për të mësuar diçka për luftën është të flini në këta shtretër, por natyrisht edhe të bisedoni më mua që e kam përjetuar atë”, ka deklaruar Kurbashiq./tg/

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri