Megjithëse ndërtesa është shembur e gjitha, nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes aty pranë, të cilit i janë thyer xhamat dhe ka rënë tavani prej gipsi. Aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe shëtitores së qytetit, ku të dielën e kaluar u shembën me të njëjtën procedurë edhe 2 godina të tjera.
Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 21 banesa, nga të cilat kanë mbetur për t'u shembur edhe 2 të tjera. Një prej këtyre ndërtesave do shembet nga IKMT me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohë që tashmë autoritetet po punojnë për pastrimin e inerteve.
(Pamje me dron nga momenti i shpërthimit)
[gallery]25535[/gallery]
IKMT, shpёrthim i suksesshëm në Fier
IKMT ka kryer me sukses prishjen e nje objekti ne Fier me shpёrthim te kontrolluar. Objekti pese katёsh ndodhej buzё lumit Gjanica dhe ishte pengese nё zbatimin e planit pёr rehabiliimin e qёndres sё qytetit. Nga shpёrthimi nuk ёshtё rregjistruar asnjё dёmtim.
Er.K/Shqiptarja.com