VD/ Interi e nis me fitore sezonin
e ri, mposht me tripletë Fiorentinën

VD/ Interi e nis me fitore sezonin<br />e ri, mposht me tripletë Fiorentinën
Në ndeshjen e tij të parë për sezonin 2017-2018 të Seria A, Interi nën drejtimin e Luciano Spllettit ka fituar me tripletë ndaj Fiorentinës.
 
Fitoren skuadra e Interit e arriti me anë të dopietë së Icardit dhe golit të Perisic.
 
Zikaltrit kanë shënuar që në minutën e pestë nga pika e penalltisë me anë të Icardit duke kaluar në avantazh pritësit, por duke mos i shuar bateritë, pasi vetëm dhjetë minuta më vonë është sërisht argjentinasi që dyfishon rezultatin.
 
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Interit, por duket se Djemtë e Spallettit nuk ishin dakort dhe kërkonin më shumë.
 
Goli i tretë erdhi nga Perisic në minutën e 79, ku pas një asisti të Jao Mario, kroati shënoi me kokë dhe vulosi rezultatin duke e nisur kështu me fitore ndeshjen e parë të sezonit.
 
Interi ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Romës, ndërsa Fiorentina do të përballet me Sampdorian.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe