VD/Itali,shkatërrohen 2 grupe të
drogës, 20 shqiptarë në pranga

VD/Itali,shkatërrohen 2 grupe të<br />drogës, 20 shqiptarë në pranga<br /><br>
BARI - Dy grupe të mëdha kriminale të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë shkatërruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Bari të Italisë, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë disa anëtarë të këtyre grupeve. 43 persona janë arrestuar, nga të cilët 20 janë shqiptarë, katër prej të cilëve të prangosur në Shqipëri për llogari të policisë italiane. Report Tv ka mësuar se krahas 20 të arrestuarve, dy shqiptarë të tjerë janë në kërkim. Ndërsa të prangosurit e tjerë si anëtarë të grupeve të trafikut të drogës janë italianë dhe rumunë.

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ndërmarrë një operacion antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane (DIA). Dy grupet kriminale akuzohen se trafikonin drejt Italisë edhe droga të forta si kokainë e heroinë. Hetimet intensive kanë zbuluar se shqiptarët e arrestuar janë organizatorë, korrierë dhe magazinierë të kanabisit dhe kokaines. Ndërsa shqiptarët e arrestuar në Tiranë siguronin kanabisin dhe më pas e nisnin në Itali ku merreshin të tjerë shqiptarë dhe të huaj për ta hedhur në tregun europian. 

 

4-Gezim Bircaj, 53

5-Malton Lleshi, 34

6-Fiqiret Seferi, 53

7-Ernest Peza, 26

8-Leonidha Sejdiaj, 51

9-Elton Ismaili, 38

10-Ferhat Hajdini, 44

11-Vullnet Cila, 38

12-Shpetim Shehi, 38

13-Donial Drolli, 28

14-Ibrahim Xhihani, 25

15-Ergen Seferi, 27

16-Arian Kërtusha, 47

17-Senat Hallunaj, 22 nga Shkoder

18-Hamid Seferi, 24

operacioni shefi

operacioni shefi
(Dokumenti: fletë arresteve të ekzekutuara)

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!