Ai quhet Giuseppe dhe ka një talent të jashtëzakonshëm. Në një video të shpërndarë në Facebook ai ka kënduar tekstin e "Non mi avete fatto niente", që u shpall kënga fituese e festivalit të Sanremos sivjet, e interpretuar nga shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro.
/Shqiptarja.com
Ermal Meta tani e ka publikuar vetë këtë video në Facebook dhe shkruan: “Të ftoj zyrtarisht në Forum di Assago (më 28 prill) që të këndojmë bashkë, vogëlush fenomen. Ju lutem shpërndajeni që t’i shkojë lajmi”, shkruan artisti.
s.k/Shqiptarja.com










