Pesë vite më parë thuhet se kjo krijesë është shfaqur në pjesën greke të liqenit. Banorët e zonës në Shqipëri mendojnë se bëhet fjalë për legjendën e monstrës së liqenit. Të tjerë thonë se është thjesht një mustak. I këtij mendimi është edhe Sima Jonoski. Ai është i pari që ka notuar tejpërtej liqenit në vitin 1970.
“Mbaj mend se kur u mbyt një anije, shumë fëmijë u mbytën në liqenin e Prespës. Në atë kohë mbaj mend se polumbarët që po kërkonin për ta, thanë se panë një mustak të madh. Ata u frikësuan kaq shumë, sa ndaluan kërkimet. Mendoj se është i njëjti që kanë parë edhe në Greqi”.
Megjithatë ai shton: “Ndonjëherë ndodhin gjëra të çuditshme në këtë liqen, që nuk ndodhin në liqene të tjera. Kur isha mësues në vitin 1976, një ‘shtyllë’ uji u ngrit lart në ajër, duke marrë formën e një kërpudhe. Pas 15 minutash u ul”./marrë nga mapo.al/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







