VD/ Krimi në Elbasan përplas
në Kuvend Ramën dhe Bashën
Xhafaj: Kam kërkuar analizë të thellë për incidentin

VD/ Krimi në Elbasan përplas<br />në Kuvend Ramën dhe Bashën<br />Xhafaj: Kam kërkuar analizë të thellë për incidentin
TIRANE-Incidenti i ndodhur pak ditë më parë në Elbasan ka zbritur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë duke përplasur kryeministrin Rama me Lulzim Bashën. 

Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Edi Ramës që të shkarkojë kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini pas incidentit, pasi sipas tij është i përfshirë në ngjarje përmes dhëndrit të tij.
 
Basha deklaroi se dhëndri i Sejdinit u refuzua që të përgjohet, ndërsa kompania e gruas së tij është duke u hetuar për trafik droge.

Basha-Ramës: Shkarko Sejdinin, Ruçin dhe Xhafajn
Lideri demokrat i bëri thirrje kryeministrit që përpos, Sejdinit të largojë edhe kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm.
 
“Qytetarët e Elbasanit janë nën terrorin e bandave, të bëra njësh me politikën lokale të Qazim Sejdinit, me mbështetjen e Edi Ramës.

Policia refuzoi urdhrin e prokurorisë për të përgjuar disa anëtarë të bandës, pas disa ditësh policia e mohon që është ushtruar dhunë dhe gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë.
 
Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi është dhëndri i kryebashkiakut, ndërsa kompania e gruas është duke u hetuar për trafik droge.
 
Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetojë dhe ti përgjojë. Policët nuk guxojnë të përgjojnë banditin, por heshtin.

Policia e Elbasanit u poshtërua dhe u shpartallua nga një bandë. Po pse nuk hyri policia brenda magazinës? Është e thjeshtë, policia nuk e kaloi jo se nuk ka mjetet, por sepse ajo magazinë është kështjella e Ramës, e krimit e bandës, zonë me mbështetje qeveritare.
 
Prandaj mos ua kërkojmë këtë oficerëve, por Edi Ramës, që të dalë nga magazina e krimit dhe nëse nuk del, ta nxjerrim bashkë me shqiptarët.

Në krye të Kuvendit është ai që partnerët strategjikë i mohuan vizën. Ministër i Brendshëm është një person vëllai i të cilit kërkohet nga ndërkombëtarët për trafik droge. 

​Ndërsa shefi i policisë përgjon kundërshtarët politikë. Shkarko Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn dhe Qazim Sejdinin
’ deklaroi Basha. Në fjalën e tij, Basha foli edhe për përgjime ndaj opozitës, ndërsa u shpreh se integrimi është i bllokuar dhe Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në fund të vitit.

Duke u ndalur te firmosja e marrëveshjes së ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, Basha tha se Shqipëria është kthyer në një strehë kriminelësh, të cilët mbrohen nga Rama.
 
Kjo marrëveshje do të mbetet një copë letër përsa kohë Rama do të jetë kryeministër. Sepse Rama s'ka asnjë problem me krimin, sepse e futi në Parlament.
 
S'ka asnjë problem me drogën, sepse në 4 vjet Shqipëria u kthye në ekonominë e drogës, prodhimi kryesor i saj u bë droga, eksporti kryesor u bënë droga dhe krimi.
 
Funksioni kryesor i sistemit financiar u bë pastrimi i parave të pista të drogës. Kështu, Shqipëria kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit
”, ka thënë Basha.



VIDEO/Debati Basha Xhafa


Rama- opozitës: Po loboni për krimin, dilni nga “çadra”
Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga “çadra” ndërsa akuzat i cilësoi si një lobim për krimin e organizuar. Referuar deklaratave të Bashës për krimin shqiptar në Europë, Rama u përgjigj duke i kujtuar takimin me delegacionin holandez pak ditë më parë.
 
Rama e ka cilësuar si të papranueshëm përdorimin e termit krimi etnik shqiptar, një term sipas tij i promovuar nga nacionalistët në qarqet europiane. 

“Po ia hiqni tullat partisë tuaj një e nga një dhe këtë nuk e them unë por rezultati që ju ka sjellë këtu. Dhe do të vazhdoni t'ia hiqni nëse nuk e kuptoni se cili është roli juaj në këtë skemë.

Do të shkoni nga humbja në humbje nëse nuk kuptoni se cili është roli juaj në këtë skenë. Krimi etnik shqiptar është një shprehje raciste, që duhet ta neverisim bashkërisht, dhe jo te takoheni me ata që e përdorin.
 
Po bëni lobimit të krimit dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje. Ikni nga parlamenti për të marrë vota dhe ktheheni me më pak pupla. Po e bëni qesharak rolin e opozitës, qesharake, që opozita shqiptarë të tundë flamurin e krimit etnik shqiptar. Krimi është krim, dhe kriminelët nuk kanë atdhe.
 
Fakti që shqiptarët targetohen nga gojë të shfyrera, nuk do të thotë se i thonë kancelaritë, pasi të dëgjoni ju ca thonë kancelaritë për ju....Sikur Shqipëria të ishte atdheu i krimit sikur thoni ju, si mendoni ju këta partnerët tanë nuk do të flisnin.
 
Nuk keni guxim, keni filluar që të ktheheni te çadra. Jam i bindur se mund të bëni më tepër te ky vend dhe ne të bëjmë gjithça për të përmirësuar. Nëse doni të keni besueshmëri dilni nga çadra dhe ballafaqohuni me argumentet. Na katandisët, na merruat, hiqini kryetarit fantazmën e Republikës së re. Ejani në vete dhe të debatojmë për gjërat që na takojnë, jo përralla. Ejani në vete
” u shpreh Rama.

Basha: Negociatat s’i bllokoj unë, por ti me krimin
Por Basha ka replikuar sërish pas fjalës së Ramës duke e akuzuar për blerje votash, bashkëpunim me krimin, por edhe blerje të eurodeputetëve rumunë në PE në kohën që ishte në opozitë, ndersa shtoi se negociatat nuk po i pengon opozita, por krimi. 
 
Ankthi dhe tmerri i qytetarëve, kur shohin policinë me uniformë të mpaket dhe të nderojë makinat e krimit.
 
As 260 mijë shqiptarë që kanë braktisur vendin këto katër vite të qeverisjes tënde. Asnjë nga këto nuk qenka problemi, problemi është pse themi të vërtetën dhe pse iu themi miqve të ndihmojë Shqipërinë.
 
Janë të njëjtët miq që ndihmuan këtë vend të futet në NATO, kur zotrote e çove Griseldën në Bruksel dhe nuk ke kërkuar njëherë falje për turp.
 
Kush e çoi Griseldën në Bruksel? Nuk e përgënjeshtrove njëherë të vetme, të thojë “me falni o shqiptarë”.
 
U verbove nga dëshira për pushtet dhe hartove me Roshin një skenar të tmerrshëm vetëm për të ndalur një sukses kombëtar, se mos të pakësonte shanset për të ardhur në pushtet.
 
Nuk le gënjeshtër pa pështyrë kundër Shqipërisë, nuk le gjë pa bë por prapë nuk i bllokove dot vizat. Ne hoqëm vizat për shqiptarët, sepse luftuam krimin me fakte, jo me fjalë.
 
Pothuajse zero trafiku i drogës, i atij Lazarati që përmende ti se ka 3 vjet që iu del droga e Lazaratit.
 
Ku i ke ti bandat e Lazaratit, trafikantët e mëdhenj? Nuk i kape dot, se i kishe me vete, po bëje planin ta bëje gjithë Shqipërinë Lazarat dhe e bëre.
 
Edhe në Dibër e cove drogën. Ti e bëre këtë dhe këtu erdhe me gjysmë zëri dhe na njohe kredinë se paskemi bërë luftën tonë.
 
Ai premtove më 2016 se do hapen negociatat. Nuk hapen negociatat, s’kam fuqi unë t’i bllokoj, por ti se qeveris me krimin. Unë po përballem, ti po fshihesh si struci. Kështu që atdheut ia ke vënë ti damkën e zezë.
 
I vëllai i tij është një ndër figurat kryesore të kokainës. Të gjithë tremben nga hija e vëllait tënd Fatmir Xhafaj. Ti nuk e zgjidh dot këtë.
 
Ti nuk ndahesh kurrë nga krimi, prandaj çadra vazhdon e do të vazhdojë, çadra do bëhet e gjithë Shqipëria.
 
 Ti nuk i sheh shqiptarët që kanë ikur nga Shqipëria, se udhëton me tjera mënyra. Ti ke ardhur këtu me votat e krimit, mazhoranca është fiktimi, Parlamenti ilegjitim.
 
Ke vetëm një shans: T’i rikthesh senin e vjedhur shqiptarëve, për të rikthyer njëherë e mirë qeverinë qytetarëve. Prandaj, bëhu gati se sic tu rrëzua karrigia sot shumë shpejt do të të rrëzohen këmbët e karriges
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë