VD/Kur komandonte Zani Çaushi:
Të ikë Berisha, ose do vritemi

VD/Kur komandonte Zani Çaushi:<br />Të ikë Berisha, ose do vritemi
20 vite më parë muaji Mars do të shënonte ngjarje të paprecedenta për popullin shqiptar.

Associated Press na rikthen sërish në kohë, në vitin e përgjakshëm të vitit 1997, ku teksa vendi shkonte në zgjedhje armët u shndërruan një ‘lodër’ e zakonshme që kishin në dorë pushtetin.

Kudo kishte armë, predha, në magazina, në dyqane, në lokale ku pihej kafe e cigare, krah teje dikush shkrehte plumba. Natën, në vend të yjeve plasnin antiajrorët. Por kundër kujt? Kundër kujt luftonte populli i armatosur, ku qytete të tëra komandoheshin nga bandat e armatosura?

Ishte pikërisht koha kur Shqipëria ndodhej në fushatë zgjedhore, një fushatë e përgjakshme ku dy forcat kryesore politike detyronin votuesit të dërgonin mbështetësit e tyre në parlament, dhe në fund vendi shkonte drejt dhunës.

Në mbylljen e fushatës në Tiranë, në Sheshin Skëndërbej, presidenti Sali Berisha lëshoi 4 pëllumba të bardhë për të simbolizuar shpresën për paqe. Ai i bëri thirrje rinisë shqiptare të shkonte të votonte dhe të mposhtnin partinë opozitare, Partinë Socialiste të cilën ai e përshkroi si një parti e lidhur me komunizmin dhe kriminelët.

Por cfarë po ndodhte në Vlorë në vitin 1997, në kohën drejt zgjedhjeve dhe kur bandat e armatosura përplaseshin në rrugë.

Bandat kërkonin vetëm një gjë, largimin e Berishës.
 
Por ndërkohë që vendi shkonte drejt zgjedhjeve, pjesa jugore e vendit ndodhej ‘nën pushtetin’ e armëve dhe bandave që lëviznin lirshëm nëpër rrugët e qytetit bregdetar. Që në muajin mars kur dhe nisi dhuna, kjo pjesë e vendit ishte totalisht në anarki.

Në Vlorë mbretëronte Banda e Zani Çaushit. Kjo bandë ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë viteve 1997-1999, ku kulmin e aktivitetit kriminal e pati gjatë periudhës mars-qershor 1997, kur në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie, shkatërrim i institucioneve të shtetit, trafik droge e deri në djegie personash.

Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagjia Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer.

Zani Caushi nuk kursente as daljet publike.
“Problemi është të bëhen votimet, të vijnë qeveria e re, ne do bashkëpunojmë me qeverinë e re, të zhdukim kriminelët. Jo vetëm Berisha, por të gjithë Berishianët duhet të vdesin me turp”, tha Zani Caushi për AP.

E ndërsa vendi do të duhej të votonte, të gjitha palët politike premtonin se do t’i jepnin fund konfliktit dhe dhunës që po konsumonte të gjithë vendin.

(d.b/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit