Gazeta franceze L’EQUPE ka publikuar një video ku këndohet himni shqiptar. Ata kanë shkruar: ‘’Ja si tingëllon himni shqiptar, keni disa orë kohë për ta mësuar’’.

Gazeta ka shkruar se himni është krenaria e shqiptarëve dhe pavarësisht gjuhës së vështirë francezët duhet të përpiqen ta mësojnë.

Videoja ku këndohet himni shqiptar ka një tekst frëngjisht të përshtatur për fjalët shqip.