VD/ Lëvizja e ambasadorit Lu:
Drekë 90 minuta me Bashën

VD/ Lëvizja e ambasadorit Lu:<br />Drekë 90 minuta me Bashën
TIRANË-Në ditën e 19 të protestës së opozitës përballë kryeministrisë, ka ardhur lëvizja e radhës diplomatike.
 
Ambasadori amerikan Donald Lu  ka drekuar për më shumë se 90 minuta me kreun e PD Lulzim Basha në një nga lokalet e  zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
 
Pasi ka përcjellë mesazhet në ditën ndërkombëtare të gruas, kreu i PD  i është drejtuar zonës së ish-Bllokut në një drekë të planifikuar me kryediplomatin amerikan, ku mësohet se në fokus të diskutimit ishte situata politike në vend e veçanërisht kërkesa e panegociueshme e opozitës për qeveri teknike si e vetmja  garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. 
 
Ky takim me  ambasadorin amerikan u zhvillua dy ditë pasi shumica politike në parlament vendosi t'i rikthejë avokatit të popullit për rivlerësim të kandidaturave për komisionin e vettingut, vendim të cilin kryetari i PD një ditë më parë e  konsideroi si antikushtetuese dhe lojë kukafshehti e maxhorancës.
 
Pas drekës, asnjëri nga protagonistët e kësaj tryeze  nuk u prononcua për mediat  duke ia lënë privatësisë së këtij takimi  atë që u diskutua mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ambasadorit amerikan në tiranë Donald Lu.
 
Por ky nuk është komunikimi i vetëm i kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Ambasadorit  Donald Lu që nga protesta e 18 shkurtit, burime për Report Tv kanë konfirmuar para disa ditësh se Donald Lu ka komunikuar me mesazhe me kryetarin e PD , ndërsa mësohet se mbështet kërkesën e PD për zgjedhje të lira e të ndershme por nga ana tjetër kërkon rikthimin e opozitës në Kuvend. 


Report Tv sjell videon eksluzive nga takimi Basha-Lu. 

[gallery]21358[/gallery]



  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje