VD/Me shpejtësi nga 150 deri në
241 km/h,pezullohen 41 patenta

TIRANË-150-241 km në orë, janë këto shpejtësitë e çmendura me të cilat shoferët lëvizin në autostradën Tiranë Durrës.
 
Në një rrugë ku shpejtësia maksimale është 90 km në orë, shoferët zgjedhin që të udhëtojnë me shpejtësi edhe 241 km në orë.
 
Në një aksion të ndërmarrë nga Policia e Tiranës në vetëm dy ditë janë pezulluar 41 leje drejtimi në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
 
Makinat janë kapur nga radari dhe menjëherë të makinave që ecnin me shpejtësi nga 150-241 km në orë, vihet në ndjekje një patrullë.
 
Për të ndalur këto makina, Policia Rrugore ngre një postbllok pranë mbikalimit të Rinasit, ku më pas bëhet heqja e lejes së drejtimit për shoferët.
 
214 dhe 241 km në orë kanë qenë shpejtësitë maksimale që ka arritur të pikasë radari i policisë rrugore. Në të dyja rastet kanë qenë dy të rinj.
 
Policia Rrugore thotë se do të vijojë kontrollit për makinat që ecin me shpejtësi mbi normat e lejuara.
 
Shoferët përveçse do të gjobiten, rrezikojnë t’u hiqet patenta nga 6 muaj deri në një vit, masa të cilat do t’i vendosë komisioni.
Ndërkohë po gjatë fundjavës në Tiranë janë pezulluar 18 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia bllokon hyrjet dhe daljet e qytetit! Nuk ka të lënduar

Berat/ Të shtëna me armë në drejtim të dy personave në lagjen 'Donika Kastrioti'! Autorët po lëviznin me mjet, policia bllokon hyrjet dhe daljet e qytetit! Nuk ka të lënduar