ITALI-Report Tv publikon pamjet e momentit të sekuestrimit të 800 kg hashash dhe 27 kg marijuanë në zonën e Bisceglie, në rajonin e Puljas në Itali. Autoritetet italianë thonë se marijuana vinte nga Shqipëria.
/Shqiptarja.com
Sipas mediave italiane, hashashi vinte nga Spanja dhe Tunizia ndërsa marijuana ishte blerë në Shqipëri. Sasia e sekuestruar e drogës kap një vlerë prej 4 milion euro. Veç drogës, forcat italiane kanë sekuestruar një pistoletë Glock dhe 32 mijë euro para cash.
Në kuadër të këtij operacioni në pranga ka rënë një 20 vjecar shqiptar me pasaportë greke, bashkë me një tjetër shqiptar 27 shqiptar dhe një barez i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike. Autoritetet kanë zbuluar edhe një magazinë ku ruhej droga brenda një vile të vogël në fshatrat e Bishelje, që njëri prej shqiptarëve kishte marrë me qira.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO





