Kjo video shfaq momentin kur një Ferrari 458 Spider me vlerë mbi 200 mijë euro u shtyp në një pikë skrapi pasi i ishte konfiskuar të zotit.
Supervetura e Zahid Khan ishte konfiskuar nga policia në prillin e vitit të kaluar në teksa ai po e ngiste në Birmingham të Anglisë, dhe agjentët i thanë se dyshonin se e kishte vjedhur pasi ai nuk arriti që ta provonte pronëisnë me dokumentat që kishte.
Ai pretendon se makina e tij u shkatërrua gabimisht teksa ai ishte ende ne gjyq në përpjekje për të dëshmuar pronësinë dhe postoi një video të shkatërrimit në faqen e tij në facebook.
Problemet e Khanit nisën në dhjetor 2016 pasi ai u dënua me 150 orë shërbim në komunitet me akuznë e mashtrimit me pronat.
Pasi ai i rrëzoi me sukses në apelt tre prej akuzave ndaj tij në mars 2017, ai e parkoi Ferrarin në shehsin përballë gjykatës së Birminghamit.
Disa javë më pas, vetura e tij u sekuestrua kur ai u ndalua më 5 prill dhe kur iua drejtua gjykatës që t’ia kthenin, ai zbuloi se makina i ishte shkatërruar pasi policia ishte urdhëruar nga një gjykatës për një gjë të tillë.