Ky është momenti i habitshëm kur Kim Jong-un u kap në kamera duke shtyrë një fotograf që t’i hapte rrugën gruas së tij gjatë takimit historik të javës së kaluar ndërmjet dy Koreve.
Diktatori e shtyu kameramanin nga pas në mënyrë që ai të largohej nga korridori ku po kalonte gruaja e tij Ri Sol Ju kur ajo po afrohej për të takuar presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-In në fshatin e armëpushimit në Panmunjom.
Në pamje Kim i cili po qëndronte përkrah homologut të tij nga Seuli, shihet teksa përdor pjesën e pasme të dorës së tij për ta shtyrë fotografin i cili u largua me shpejtësi tutje.
Komento