Sipas policisë së Tiranës operacioni i koduar “Ndërtimi” ka çuar në pranga Jetnor Gjokën, Amarildo Dukën dhe Dritan Bregasi.
Në rrugën “Xhanfize Keko” specialistët e IMT dhe oficerët e policisë kanë lejuar shtetasin Jetnor Gjoka që në kompleksin e pallateve ML të ndërtojë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqë garazhe prej 530 m2.
Nga hetimet e policisë specialistët e IMT dhe pse kanë marrë dijeni nga policia për këtë rast e kanë lejuar atë të ndërtohet dhe pa leje.
Por efektivët e policisë sipas shërbimit të brendshëm në polici në vend të arrestonin efektivët e imt për mos veprim e shpërdorim detyre kanë toleruar këtë situatë duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e rastit pranë IMT.
Efektivët e policisë që u përfshinë në këtë vepër penale janë Xh.M, Y.H, F.D, E.Hrëq cilët kanë toleruar inspektorët e IMT.
Për rastin kanë denoncuar banorë te pallatit por ata nuk janë përkrahur as nga IMT dhe as nga policia e komisariatit numër 4 ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas për ndërtim pa leje.
Arrestohen dhe dy Specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, për "Shpërdorim detyre"
Procedim penal nga SH.Ç.B.A, dhe procedim disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për katër punonjës Policie të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë për mos veprim.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve pa leje, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve dhe Ankesave (SH.Ç.B.A),
Drejtorinë e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Jetnor Gjoka, 47 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
2. Amarildo Duka, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.
3. Dritan Bregasi, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. “Xhanfize Keko”, pallati ML, shtetasi Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2.
Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Gjithashtu në lidhje me këtë vepër penale nga SH.Ç.B.A janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.4, Tiranë, konkretisht punonjësit e policisë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale të tyre janë mjaftuar vetëm me komunikimin verbal të specialistëve të IMT.
Gjithashtu ndaj punonjësve të Policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a dhe 248-25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com