VD/Ndiqej nga policia, BMW X6
përfundon në avllinë e një shtëpie
VD/Momentet e arrestimit të drejtuesit

Një automjet BMW X 6 me targa AA 868 NS ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Aksidenti ka ndodhur tek 'Komuna e Parisit' dhe mësohet se mjeti po ndiqej nga policia.

Pranë kompleksit 'Dinamo', drejtuesi i mjetit mjetit me targa AA 858 NS, Bektash Muka nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. "I forti' nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese.

Në video do të shikoni momentin kur makina ka çarë murin rrethues të një shtëpie private.

Muka në mars të këtij viti ka përplasur me makinë një furgon te policise dhe ishte shpallur në kërkim nga policia. Forcat Shqiponja kanë bërë kontrollet në automjetin ku udhëtonin 3 personat e ndaluar, por nuk kanë konstatuar sende të ndaluara. Dy pasagjerët e ndaluar janë V.F dhe V.L.

Shoferi dhe pasagjerët kanë lënë makinën dhe janë larguar me shpejtesi, por janë arrestuar pak metra më tutje nga forcat Shqiponja. 

Arratia zgjati shume pak, pasi Muka bashkë me dy shokët e tij që udhëtonin me të, janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”  ku shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese ju informojme se:

Pas ndjekjes nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasëve të më poshtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largiheshin me vrap.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Bektash Muka,25 vjec, banues në Tiranë,
Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë, dhe
Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale një armë zjarri  pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet  278, 242, 150 për shtetasin B. Muka dhe nenet 300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal
,” thuhet në njoftimin zyrtar.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme