VD/Një vizitë te kanibalët, gazetari
nuk i bën naze drekës së veçantë

VD/Një vizitë te kanibalët, gazetari<br />nuk i bën naze drekës së veçantë
Të jesh gazetar nuk është aspak e lehtë sidomos kur vendos të sfidosh veten për t’i sjellë publikut reportazhe të veçanta e pse jo edhe të çuditshme.

Një histori e pazakontë, e frikshme dhe argëtuese na sjell gazetari i CNN Reza Aslan. Kur merr një aventurë duhet të përgatitesh për të gjitha.

Do të pyesni përse?

Një ditë të bukur ai vendos të vizitojë një tribu kanibalësh në Indi. Por sigurisht ai mirëpritet prej tyre me një drekë të veçantë, një pjatë me tru njeriu.

Me siguri kjo do të jetë pjata e rezervuar për miqtë.

Pak para ushqimit gazetarit iu ofrua pak alkol në një gotë të veçantë, në një kafkë njeriu. Duket se mikpritësit po e përgatisnin për drekën e veçantë.

Ndonëse i shokuar ai kurrësesi nuk mund të refuzonte, madje një nga pjesëtarët e porositi se nëse bënte shumë pyetje apo naze atëherë do t’i priste kokën.

Guru nisi të hante feçen e tij dhe më pas ia ofroi edhe Aslan i cili nisi të përshpërinte se ishte një gabim.

‘Doni të dini se ç’shije ka truri i njerit? Ishte i freskët”, shkruan gazetari në facebook

Sekti Aghori janë adhuruesit e Shiva dhe besojnë se asgjë nuk mund të prishë trupin e njeriut. Por, besimet dhe praktikat e tyre janë hedhur poshtë nga hindut ortodokse.

Në pamje shohim se gazetari nuk ndihet aspak mirë e në fakt ka të drejtë vetëm ideja e një gatimi të tillë të shkakton të përziera.

Pamje të tilla në fakt kanë shkaktuar reagime dhe shumë kritika  pasi përçohen mesazhe të gabuara për Hinduizmin.

Edhe ndaj kritikave gazetari ka një përgjigje. Në facebook ai shkroi se pjesëtarët e klanit nuk përfaqësojnë Hinduizmin por ata jenë pjesë ekstreme e sektit hindu.

[gallery]21393[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar