Këtë të dielë kanë qenë të shumta vajzat që veshur me fustanin e nusërisë kanë shkuar për të votuar.
 
Buzëqeshje dhe habi ka shkaktuar prania e nuseve në Qendrat e Votimit.
 
Njëra prej tyre sapo ka hyrë në derë ka ngjallur reagimet e vajzave që ishin anëtare të komisionit të cilat i thanë: “Na kap një çikë hundën”.
 

Pasi firmosi në fletë dhe timbrosi gishtin, nusja u tërhoqi hundën vajzave beqare të cilat sipas kësaj “besëtytnie” tashmë do të kenë fatin e saj.
 
Kjo situatë u shoqërua me të qeshura, duartrokitje dhe shumë urime për çiftin e ri, që dasma nuk i ndali të zgjedhin për të ardhmen e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com