Fshati Lazarat në Gjirokastër ishte ndër zonat e prekura, ku si rrjedhojë e daljes së lumit Drino u dëmtuan dy shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit “Lazarat”, që lidhet me NST/Gjirokastër e Vjetër.
Gjysma e fshatit qëndroi për disa orë pa energji elektrike, dhe siç shihet nga pamjet, u desh ndërhyrja me gomone për të kaluar linjën në anën tjetër të lumit.
Aktualisht fshati mori energji elektrike, ndërsa ne rang vendi situata paraqitet tejet normale. OSHEE nënvizon faktin se në kushtet e reshjeve të shiut dhe prezencës së ujit në objekte dhe linja elektrike, bazuar mbi standardet ndërkombëtare, është e detyruar te stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme për të evituar rreziqet e mundshme në popullatë dhe përkeqësim te defekteve.
d.c./shqiptarja.com