VD/ Pakot me armë nga Rinasi
në Angli, kapet njëri nga autorët

VD/ Pakot me armë nga Rinasi<br />në Angli, kapet njëri nga autorët
TIRANE-Arrestohet nga policia një nga personat, që tentuan të trafikonin armë tip “Kallashnikov” përmes postës nga Rinasi për në Greqi me destinacion përfundimtar Londrën.

I arrestuari nga Policia është Saimir Çullhaj 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për trafik droge, ndërsa është shpallur në kërkim N.F. 47 vjeç, banues në Durrës.
 
Ndërsa gjatë kontrollit në momentin e arrestimit Saimir Çullhaj, i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, 220 gramë marijuanë “çokollatë”.

Vijojnë kërkimet për arrestimin e personit të dytë,bashkëpunëtorit të Saimir Çullhajt. 

Gjatë kontrollit në banesën e të kërkuarit N.F. 47 vjeç janë gjetur dhe sekuestruar 4.5 kilogramë dhe 32 bimë kanabis. 
 
Porositë nga interneti me identitetin e një të moshuari 
Porositë ishin bërë përmes internetit, ndërsa është përdorur identiteti i një të moshuari dhe dy personave nga Maqedonia.
 
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Greqinë dhe autoritetet angleze.
 
Nga të dhënat e para ngjarjet nuk kanë lidhje me terrorizmin, ndërsa nuk dihet se ku do të përfundonin armët në Angli.
 
Një armë e tipit “Kallashnikov” në Mbretërinë e Bashkuar në treg shkon nga 8 mijë Paund.

Tre pakot me armë zjarri me destinacion përfundimtar për në Londër janë konstatuar dje gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Nga Durrësi këto pako kanë adresa të ndryshme dërguesish ndërsa pritësi në Angli është i njëjti, por deri më tani jo një individ por një kuti postare vetëm me numër.

FOTO/ Si u fshehën kallashnikovët në pakot postare 
[gallery]23635[/gallery]
KOMUNIKATA E PLOTE E POLICISE SE SHTETIT
Zbardhet në kohë rekord tentativa për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake.

Finalizohet operacioni antitrafik i koduar "DELIVERY".

Arrestohet njëri prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Si dhe shpallet në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas.

Sekuestrohen gjatë operacionit lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Personit të arrestuar gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i'u gjetën në trup 220 gramë lëndë narkotike Cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim u gjetën 4.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.


Në vijim të punës për zbardhjen e tentativës për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake nëpërmjet Rinasit, nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u bë i mundur finalizimi i Operacionit antitrafik i koduar “DELIVERY” për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Si rezultat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

N.F., 47 vjeç, banues në Durrës.

Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara.

Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme .

arma e sekuestruar
dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar