Gjatë ditës së 14 të protestës, demokratët kanë hedhur kapsolla dhe tymuese drejt Kryeministrisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe zhurmat e krijuara janë dëgjuar në të gjitha bizneset përreth.

Gjatë 2 javëve të protestës, kjo është hera e parë që PD godet institucionin para të cilit proteston.

Kapsollet dhe tymueset në drejtim të ndërtesës qeveritare u bënë vetëm një orë përpara vizitës së shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com