Pasagjerët që po udhëtonin me një furgon në fshatin Vanë në Delvinë kanë parë tmerr me sy, pasi një pjesë e automjetit ka mbetur në ajër pas shembjes së urës. Fatmirësisht pasagjerët që ndodheshin në furgon mes tyre edhe fëmijë kanë shpëtuar, pasi kanë dalë me shpejtësi.

Argjinatura e urës u shkatërrua nga prurjet e shumta të ujit duke rrezikuar jetët e njerëzve.  Pas shembjes së urës 350 familje mbetën tashmë të bllokuara pasi ishte e vetmja rrugë kalimi.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve në zgjidhjen e problemit pasi kjo urë është jetike për banorët e Vanës.

dy.b/shqiptarja.com