Shkodra është tronditur sërish ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Një person raportohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin.
/Shqiptarja.com
Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë parë trupin e viktimes dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet që çuan në vdekjen e tij.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO








