Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur disa dasmorëve të cilit po shkonin të merrnin nusen në një fshat në Serbi, ku njeri prej tyre ka rënë aksidentalisht nga njëra prej makinave.

Për çudi dasmorët e tjerë kanë vazhduar ta ngasin automjetin sikur të mos ketë ndodhur asgjë, pavarësisht se i riu ka rënë ndërkohë që makina ishte në ecje e sipër.

Për fat djali nuk është lënduar shumë dhe është ngritur përsëri në këmbë.