“Liri Ramushit”, “UÇK”, “Liri nga kthetrat e Serbisë së shkuar”, “Ramushi qytetar i lirisë”, janë disa nga thirrjet e shqiptarëve të Amerikës në një protestë të zhvilluar sot para Ambasadës Serbe në Manhattan.
 
Duke sfiduar temperaturën 8 gradë nën zero, qindra shqiptarë, ndërsa mbanin flamujt e dy shteteve tona në duar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë protestuar me pankarta dhe thirrje që kundërshtojnë arrestimin e Ramush Haradinajt dhe kërkojnë lirimin e tij.
 
Prangosja e Haradinajt në Francë ka sjellë reagime të shumta mbështetëse ndaj tij. Protesta paqësore janë zhvilluar edhe në Francë e Angli ndërsa edhe klasa politike shqiptare e kosovare e kanë cilësuar si absurd një veprim të tillë.

[gallery]20490[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com