VD/ Siria, letra e fëmijës shqiptar
Alex që Obama ia lexoi botës

VD/ Siria, letra e fëmijës shqiptar<br />Alex që Obama ia lexoi botës
Presidenti i Amerikës gjatë Samitit të Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka ndarë me të gjithë të pranishmit dhe mbarë botën letrën e një vogëlushi 6-vjeçar me prindër nga Shqipëria.

Ja letra e vogëlushit shqiptar:
I dashur Presidenti Obama
E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.
 
Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të mbledhë flutura për të.

Në Shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë së bashku.
 
Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm.
 
Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë.
 
Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta prekë. Faleminderit shumë. Mezi po pres që të vish! 
Alex

Obama ka postuar një video ku vogëlushi lexon letrën e tij dhe e ka shoqëruar me këto fjalë:

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.
Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën