VD/Skuadra suedeze feston
fitoren vetëm me një tifoz

VD/Skuadra suedeze feston<br />fitoren vetëm me një tifoz
Pavarësisht nivelit të një skuadre apo humbjeve që zhgënjejnë tifozët mbështetja e tyre nuk ndalon. Por për skuadrën suedeze Gefle IF që luan në kategorinë e parë nuk ka ndodhur kështu.

Në një ndeshje të jashtë fushe kundër Kalmarit ditën e mërkurë, për të mbështetur djemtë e skuadrës ishte vetëm një tifoz, i cili u shpërblye me fitore nga ekipi që lufton për mbijetesë.

Kur mbaroi ndeshja, të gjithë lojtarët kanë shkuar pranë tifozit dhe festuan bashkë me të fitoren e parë në 12 ndeshje kampionat.

“E dija që mund të isha i vetmi tifoz pasi ndeshja u zhvillua në një orar kur të gjithë janë në punë. Gjithsesi, u nisa për ta parë dhe djemtë më dhuruan një fitore”, tha tifozi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike