Në Britaninë e Madhe, Toni Fisher, rekordmeni i Guinness për Kubin më të madh të Rubikonit, tashmë pretendon të thyejë një tjetër rekort, atë të krijimit të spinerit më të madh në botë.
 
Fisher ka krijuar një spiner me gjerësi 3.3 metra dhe lartësi 2.8 metra, por që funksionon njëjtë me spinerët e vegjël.
 
Spineri peshon rreth 20 kg dhe është I ndërtuar nga “filizoli”, rrota biçikleta, vida, ngjitesa të ndryshëm, etj.
 
“Lodrën” gjigande Fisher e ka ndërtuar për rreth 40 orë dhe tashmë pret konfirmimin nga zyrtarët e Librit Guinness, që të marrë çertefikatën, si spineri më I madh në botë.