Presidenti i vendit, Ilir Meta mbajti sot një mbrëmje gala në presidencë, në nder të sportistëve të njohur shqiptar.
/Shqiptarja.com
Në këtë event, ishin të ftuar figura të shquara të sportit në vend, nga të gjitha fushat. Por, në mbrëmjen e sotme, gjatë fjalimit të presidentit Ilir Meta, ndodhi dhe një incident. Një sportiste, emri i së cilës nuk dihet ende, humbi ndjenjat duke shkaktuar panik në sallë.
Menjëherë në ndihmë të saj u afruan mjekët e presidencës, si dhe nënkryetari i LSI, Petrt Vasili. Pas disa minutash, gjendja e sportistes u normalizua, ndërsa Meta nuk e ndërpreu fjalimin e tij./Newsport.al/










