VD/Tahiri mesazh punonjësve
të policisë: Jam krenar për ju!

VD/Tahiri mesazh punonjësve<br />të policisë: Jam krenar për ju!
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët siç shprehet ai, i dhanë krenari Policisë. 

Përmes një video të publikuar në Facebook, pas përshëndetjes me punonjësit e policisë, Tahiri shprehet se për punën dhe përkushtimin e tyre nuk ëhstë krenar vetëm ai. 

“Nuk kam aq fjale sa te falenderoj sa duhet secilin prej jush per mbeshtetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurre e te perulem gjithmone me respekt.

Kam punuar kaq kohe e sot kam plot arsye te jem krenar per Policine e Shtetit.

Per vajzat dhe djemte, burrat dhe grate qe nuk kane mundesi mjaftueshem ta thone publikisht sa shume mundohen per vendin tone.

Sot flet puna e secilit prej tyre.

Sot pas cdo uniforme, ka njerez te shkelqyer qe sherbejne me pasion.

Ka pune plot perpara, por kthim pas nuk do kete dot.

I falenderova per gjithcka kane bere e per gjithcka jane ne gjendje te bejne sot e gjithmone. E do i falenderoj gjithmone  [🙂]

FALEMINDERIT te gjithe djemve dhe vajzave, grave dhe burrave qe i dhane krenari Policise se Shtetit.

Sot ia vlen me shume se kurre, dhe nuk jam i vetmi qe jam krenar me ju #BRAVOCUNAEGOCA  [🙂]

#POLICIAQEDUAM”,
shkruan Tahiri.

Ndërkohë, në mesditë, Tahiri zhvilloi një takim falenderues me punonjës të policisë.

Të emocionuar, ata nuk fshehën vlerësimet për ish-ministrin, ndërsa shpalosën dhe pankarta me mbishkrime "Faleminderit" apo dhe "Saimir Tahiri, ministri që bëri ndryshimin". 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari