Askush nuk e kishte menduar që një aeroplan prej letre mund të të lëndojë aq shumë, por kjo ka ndodhur me trajnerin e Toulouse, Paskal Dupraz. Dupraz po shihte i dëshpëruar dhe jashtë pankinës humbjen e skuadrës së tij kundër Ren 0-1, teksa një aeroplan prej letre e ka ‘goditur’ atë në kokë.

 Në momentet e para, trajneri nuk po e kuptonte se çfarë kishte ndodhur, por më pas erdhi dhe reagimi i tij i çuditshëm.

Nuk dihet nëse Dupraz është lënduar me të vërtetë aq shumë sa e ka shprehur ai me reagimin e tij, por një gjë është e sigurt që një aeroplan prej letre nuk të lëndon aq shumë.