Naçi është arrestuar pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit që shkaktoi 5 të plagosur, por Ilir Vrenozi zbulon një një rastësi për taksistin Spiro Naçi në Facebook.
Naçi dhe Vrenozi pak ditë më parë shfaqeshin duke kënduar një këngë-pamflet për kryeministrin Rama me vargjet e krijuara prej tyre, që bëri xhiron e rrjetit; “Edi, o Edi mallist prej vërteti…”.
Vrenozi shkruan në Facebook se Naçin e goditën nga mbrapa dhe e akuzojnë pa të drejtë, duke hedhur hije dyshimi se aksidenti dhe arrestimi i Naçit, nuk ka qenë rastësor.
Stausi i Ilir Vrenozit
Liroje Spiro Nacin Edi Rama !
Ky eshte djali qe ka bere aksidentin me eskorten e Kryeministrit ...
E goditen nga mbrapa dhe tani ja hedhin fajin atij ...
Kete video e kam bere une me Spiro Naci djali qe beri sot aksidentin me eskoreten e Kryeministrit…. e kemi bere para 3 ditesh…..kemi kenduar kete kenge me makinen e tij neper rruget e Korces me ze te larte … ai e hodhi dhe ne Fb i tij ...
Dhe çuditerisht eskorta sot godet nga mbrapa makinen e Spiros dhe e akuzon ate tani ...
Te jete rastesi …. thua
Shtet mafioz…. shtet muti… shtet plere…
Er.K/Shqiptarja.com








