TIRANE-218 shqiptarë janë riatdhesuar nga vendet e Bashkimit Europian, pasi thyen rregullat e lëvizjes së lirë duke kërkuar azil. 88 shqiptarë u deportuan nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, të cilat janë refuzuar.  

Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shqiptarë. Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj bëri thirrje që të mos tentohet, pasi kërkesat për azil do të refuzohen. “Nuk keni asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së mos shpërdoroni para dhe kohë” u shpreh ajo. 

[gallery]24952[/gallery]

 

dy.b/shqiptarja.com