Një turiste hollandeze ka realizuar një dokumentar të shkurtër gjatë kësaj vere për bukuritë e Shqipërisë gjatë udhëtimit në liqenin e Komanit.

Videoja është dërguar nga vetë turistja në redaksinë e Report Tv.

Është mbresëlënëse se sa bukur përshkruhet bukuria natyrore nga një turiste që e dashuron Shqipërinë.

“Tani do udhëtoj me traget në liqenin e Komait, mezi po pres ta shijoj këtë udhëtim përrallor, ndodhet në veri të Shqipërisë, po bëhet gati një anije shumë e bukur,”shpjegon turistja.

“Shqipëria është mjaftë premtuese për pushimet, ajo është një vend i pa zbuluar ende nga turistët sepse kufijtë janë hapur pas viteve 90-të, është ideale do ndeheni shumë mirë, tani jam kurioze të shikoj liqenin, ngjyrën e ujit që është e veçantë nga çdo liqen tjetër,” tregoj turistja hollandeze.

“Plazhet blu dhe malet fantastike, liqenet dhe lumenjtë kanë për ti bërë pushimet tuaja të paharrueshme, ju ftoj ta vizitoni,” thotë turistja.

Ndodh rrallë herë që vendi jonë të përshkruhet kaq bukur nga turistët e huaj, kjo na bënë të kuptojmë se Shqipëria në sytë e turistëve është mahnitëse, ata pëlqejnë jo vetëm plazhet por edhe malet e liqenet.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com