Nokia do të riprodhojë modelin 3310, i cili është ndoshta njëri nga telefonat më të pëlqyer në histori.

Rikrijimi i modelit të vjetër 3310 do të shitet për vetëm 59 euro dhe do t’u përshtatet si telefon i dytë veçanërisht personave që e janë nostaligjik nga prodhimi në herën e parë.

Është kompania finlandeze “HMD Global” ajo që do të rikthejë në treg telefonin e dikurshëm Nokia 3310.

Ekspertët e teknologjisë shprehen se ka një prirje të re për pajisje dixhitale më të thjeshta dhe është në dorën e konsumatorëve për të vendosur nëse Nokia 3310 do të jetë sërish një sukses.

Versioni i ri u paraqit në Kongresin e pajisjeve mobile në Barcelonë.