Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka shkaktur probleme të shumta në Vlorë dhe Fier, duke bllokuar një grua për 4 orë në Nesarak të Armenit në Vlorë u shpëtua pasditen e sotme nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe në këto momente po transportohet drejt QSUT.

Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.

Një grua e bllokuar prej 4 orësh
Gjithashtu Forcat e Armatosura pasditen e sotme kanë evakuuar një grua me dy fëmijë të vegjël në Levan të Fierit, të cilët për më shumë se dy orë ishin bllokuar në banesën e tyre, në pamundësi për tu larguar, për shkak të prurjeve të shumta.

Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura
GRUAJA ME GOMONE

Një grua e bllokuar prej 4 orësh

Er.K/Shqiptarja.com