Si pasojë e këtij aksidenti shitësi i dyqanit E. B., është dërguar në spital për shkak të problemeve kardiake, gjithashtu ka pasur dhe dëme materiale në ambientet e dyqanit.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Vlorë
Më datë 30.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën ''Sulejman Delvina'', pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve'', ka ndodhur një aksident.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shteasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Shtetasi E.B., ka shkuar në Spiatal për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake.
Ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj shtetasit E.D., sipas procedurave standarte.
[gallery]24962[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO









