Vdekja 3-vjeçarit, Ministria e Arsimit mbyll kopështin privat ‘Flatrat e Dijes’ në Fier: Nuk plotësonte kushtet! 6 shkeljet

Vdekja 3-vjeçarit, Ministria e Arsimit mbyll kopështin privat ‘Flatrat e Dijes’ në Fier: Nuk plotësonte kushtet! 6 shkeljet

3-vjeçari që humbi jetën dhe kopështi 'Flatrat e Dijes'

FIER- Është dashur vdekja e një fëmije 3-vjeçar që Ministria e Arsimit të kuptojë që kopshti ‘Flatrat e Dijes’ në Fier nuk plotësonte as standardet minimale për të qenë një kopësht. Ky kopësht privat nuk kishte drejtues dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien, kishte regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin dhe ka pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar, nuk plotëson kushtet minimale, si edhe ka pasur probleme me dokumentacioni.

Pikërisht si rezultat i këtyre shkeljeve, Ministria e Arsimit, rreth 4 javë pas humbjes së jetës së tre vjeçarit ka marrë vendimin për të mbyllur kopështin privat ’Flatrat e Dijes’ në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi menjëherë nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar Publik (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”. Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

Nuk ka drejtues Didaktik. Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin. Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57. Nuk plotëson standardet infrastrukturore. Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar. Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit. Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB”, njofton Ministria e Arsimit.

Fëmija 3-vjeçar ndërroi jetë në kopështin ‘Flatrat e Dijes’ më datë 7 janar. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edukatorja Redina Binjaku. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullores në punë. Sipas dëshmisë së edukatores 27-vjeçare, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur, ndërsa kamerat e sigurisë në kopsht pritet të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3-vjeçarit.

Sipas dëshmisë, Binjaku ka qenë duke tundur një fëmijë të grupit për ta vënë në gjumë, në atë moment 3-vjeçari është shkëputur dhe ka dalë nga klasa për të marrë xhupin. Pas 2 minutash edukatorja ka kërkuar, ku vajti 3-vjeçari, ka dalë nga klasa dhe e ka gjetur të mbytur tek varësja e rrobave. I ka dhënë ndihmën e parë, frymëmarrje artificiale, ka kërkuar ndihmë, por fëmija nuk ka mundur të shpëtojë.

Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë objekt debatit ku ka qenë daja e 3-vjeçarit që ka thënë se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më tej i është thënë se nuk ekzistojnë. Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë dhe nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit. Të afërmit e 3-vjeçarit dhe nëna Donalda Kodheli kërkojnë drejtësi për humbjen e djalit.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrases: 04/02/2022 10:10

    Ju hengert mortja, duhej te behej ky femije kurban qe te kontrollonit ju, nese i plotesonte kushtet apo jo. Plehra.Vrases!

    Përgjigju
  • Gripi: 03/02/2022 19:30

    Po pronarin ose administratorin do i coni per pushime ne Maldive? Neser hapin kopesht tjeter apo jo??? Ndonje kallezim penal ka bere ministria apo ce do??

    Përgjigju
  • Vivi: 03/02/2022 19:12

    Ne fakt kete pyetje kam patur gjithe kete kohe ne mendje, kush duhet ti kontrolloje kopshtet qe te sigurohet qe te mos kete shkelje. Pse keto institucione shteterore duhet te presin qe te ndodhe kjo gje kaq e rende qe te fillojne me kontrollet dhe te sigurojne cilesine? A mbajne pergjegjesi keto institucione qe nuk e kane bere punen sic duhet? Se duhet ta zgjidhim problemin nga rrenja qe ti minimizojme keto ngjarje tragjike. A mundet gazetari qe e ka bere kete shkrim, te investigoje me shume qe ne si prinder qe cojme femijet ne kopshte dhe shkolla private, te kuptojme kujt duhet ti kerkojme llogari. Shume faleminderit nese investigoni me tej.

    Përgjigju
  • altini: 03/02/2022 18:27

    pronari i kopshit duhet te perfundoje ne burg per vrasje plus gjerat e tjera qe kan zbuluar tani por ne te njejten qeli duhet te mbyllet dha kush i ka dhene lejen per kopesht kur mbas kontrollit nuk i ka sinjalizuar mangesite

    Përgjigju
  • LOMI: 03/02/2022 18:11

    Mbylleni kopeshtin dhe arrestoni pronarin....

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 03/02/2022 17:40

    A ka mundesi te jeni korrekte dhe mos te nxirrni foton e femijes se ndjere! Cfare lloj gazetarie eshte kjo!

    Përgjigju
  • Albanistan: 03/02/2022 17:22

    90% e kopshteve Private,ndoshta...nuk i plotësojnë kushtet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Rama shkon në Athinë, kreu i SYRIZA-s në Dropull, takime me minoritarët grekë

Rama shkon në Athinë, kreu i SYRIZA-s në Dropull, takime me minoritarët grekë