TIRANË - Një vit nga nisja e procesit gjyqësorë për gjetjen e fajtorëve që çuan në vdekjen e 11-vjeçarit Denis Alimadhi, prokuroria e tiranës kërkon 6 vite burg për dy mjekët irlandez që kryen operacionin në sy tek i mituri.

Në pretencën e lexuar para gjykatës prokurori Kolë Hysenaj ka kërkuar përkatësisht 3 vite burgim për mjekun Gerald Fahy dhe 3 vite për mjekun Kevin Clarkson.

Sipas prokurorisë dy mjekët irlandez janë përgjegjës pasi kanë marrë vendimit për të kryer operacionin pa patur ilaçin “dentrolen” që mund të parandalonte vdekjen gjatë komplikacioneve në sallën e operimit.

Dy mjekët u larguan nga Shqipëria menjëherë pas vdekjes së të miturit dhe prej 1 viti ata rezultojnë të shpallur në kërkim për llogari të drejtësisë shqiptare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)