Vdekja e 11-vjeçarit nga operacioni në
sy, mjekët irlandezë në gjykatë

Vdekja e 11-vjeçarit nga operacioni në<br />sy, mjekët irlandezë në gjykatë
TIRANË - Prokuroria çon në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj dy mjekëve irlandezë, në duart e të cilëve vdiq fëmija 11-vjeçar Denis Alimadhi, i cili po i nënshtrohej një operacioni estetik në sy.

Sipas kërkesës për gjykim, firmosur nga drejtuesi i prokurorisë, Petrit Fusha, mjekët irlandezë Gerhald Fahy dhe Kevin Clarkson akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, të kryer në bashkëpunim. Sipas raportit të prokurorisë, fëmija D.A. gjeti vdekjen në sallën e operacionit pas disa orësh nga fillimi i operacionit.

Sipas ekspertizave mjeko-ligjore duheshin marrë që më parë të gjitha masat për shmangien e një reaksioni nga narkoza, siç ndodhi në rastin konkret, ku përfshihej edhe sëmundja e hipertermisë malinje. Në rastin e viktimës 11-vjeçare, sëmundja e hipertermisë është shfaqur në prag të përfundimit të operacionit që duhet të ketë qenë shkaktuar nga narkoza.

Në këtë moment duhej përdorur sa më shpejt mjekimi specifik me Dentrolen, i cili nuk u krye për shkak të mos gjetjes së tij.

Prokurorët më tej deklarojnë në kërkesën për gjykim, se këta mjekë, me veprimet e tyre neglizhente dhe mosvepruese, duke vepruar me pakujdesi nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur në kohë sipas protokolleve mjekësore pacientit në fjalë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

11-vjeçari humbi jetën më 8 nëntor 2012 në të quajturin Spitali Francez në QSUT, teksa po i kryej një operacion estetik në sy. Mungesa e një medikamenti, që duhej përdorur në rastin e reaksionit të narkozës, shkaktoi vdekjen e Denis Alimadhit. Ndërsa familjarët e tij akuzuan mjekët Irlandezë për pakujdesinë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin