Policia shkencore në Tiranë nuk ka kryer ende analizën e ADN-së në flokët e gjetura në helikën e një motori uji që i mori jetën një turisteje ruse 15-vjeçare, Kseniya Royk në Ksamil.

Ndërkohë, Moska zyrtare ka shtuar presionin ndaj Tiranës për zvarritje të hetimeve dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Duke qenë se është viti i dytë radhazi që turistë rusë humbin jetën në brigjet e Jonit nga motorët e ujit, zvarritja e hetimeve ndaj autorit që i shkaktoi vdekjen 15-vjeçares nga Shen Petersburgu ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse në Tiranë.

Bëhet e ditur se Ambasada e Federatës Ruse i kërkon Prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zyrtare mbi ecurinë e procesit hetimor.

Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Kohaditore

Redaksia Online 
l.q/Shqiptarja.com