Vdekja e 16 vjeçarit në aksident në Domje! Detaji prekës: Biçikletën ia blenë 2 ditë më parë

Vdekja e 16 vjeçarit në aksident në Domje! Detaji prekës: Biçikletën ia blenë 2 ditë më parë

Blerina Bombaj (foto ilustruese per aksidentin)

TIRANE - Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Domje i mori jetën një 16-vjeçari i cili po ngiste një biçikletë. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe dietologia Blerina Bombaj, e cila jeton po në atë zonë. Ajo ka sjellë detaje të reja lidhur me aksidentin. Bombaj tregon se djali ka qenë duke shëtitur me biçikletën e tij rrugëve te fshatit, pasi shkollën e kishte pasdite. Ajo thotë se duke dalë në rrugën kryesore, ka ndodhur përplasja fatale. ‘Sot Domja është në zi, një djalë u përplasu nga një makinë me shpejtësi, teksa bënte xhiro me një biçikletë që ia kishin blerë vetëm 2 ditë më parë! Jam pa fjalë' thotë ajo.

Ndërsa më tej Bombaj tregon se prindërit janë informuar pasdite vonë për ngjarjen e rëndë. "Në makinën që përplasi Orkidon kanë qenë shoferi, një djale i ri i cili qëndroi ne vend dhe kaloi ne shok, motra dhe nena e tij e cila e shoqëroi trupin e djalit në ambulancë për në spital. Askush nuk arriti ta njohë Orkidon dhe për këtë arsye prinderit janë informuar vonë pasdite". Blerina Bombaj mbyll postimin e saj duke evidentuar se ai fragment i rrugës është shumë i rrezikshëm për shkak të mungesës së sinjalistikes dhe fushëpamjes.

Postimi i plotë i Blerina Bombajt
Teksa u ktheva ne Domje pas pune, pashe lajmerimin per Orkidon, dhe me pershkoi serish nje trishtim i thelle. Gjate dites u informova me mire per cfare ndodhi dhe e ndiej te nevojshme ta ndaj me ju, per te mos i hyre ne hak askujt. Orkido ishte 16 vjec, dhe dje paradite ka qene duke shetitur me bicikleten e tij rrugeve te fshatit, pasi shkollen e kish mbasdite. Duke dale ne rruge kryesore, ka ndodhur perplasja fatale qe rezultoi ne nje fatkeqesi pa kthim per 2 familje, njeren qe humbi birin e vet, dhe tjetren qe u shenjua nga kjo humbje perjete. Ne makinen qe perplasi Orkidon kane qene shoferi, nje djale i ri i cili qendroi ne vend dhe kaloi ne shok, motra dhe nena e tij e cila e shoqeroi trupin e djalit ne ambulance per ne spital.

Askush nuk arriti ta njohe Orkidon dhe per kete arsye prinderit jane informuar vone pasdite. Shume njerez thone se ai fragment i rruges eshte shume i rrezikshem per shkak te mungeses se sinjalistikes dhe shikueshmerise. Sot, gjithe burrat e fshatit Domje kane percjelle ne varreza nje djale te ri. Kjo fatkeqsi qe ka rene mbi te dy djemte dhe familjet e tyre, mund ti ndodhe gjithkujt prej nesh. Mjafton nje sekonde per te permbysur gjithcka. Prandaj duhet te jemi te vemendshem cdo sekonde. E keqja behet vetem nje here dhe nuk te pyet! I lutem Zotit per Orkidon, te prehet ne paqe, dhe per nenen e tij ne vecanti, per te cilen nuk gjej dot fjale ngushellimi!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pleistocen: 19/09/2019 21:37

    O kapitalizem i dhjere ç'po i ben njerezve te shkrete. I lane kockat rrugeve e burgjeve...

    Përgjigju
  • shaban: 19/09/2019 13:51

    ngjarje e rende por duhet te sherbeje qe te terheqi vemendjen per veprime te pergjegjshme, rruga eshte e automjeteve jo nje vend per te luajtur.

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 20/09/2019 09:34

      MA MIRE MOS SHKRUJ SE BAN FIGUR MAT MIRE. O SHABAN PËRDORE TRUNIN.

    • dori: 19/09/2019 20:40

      Sipas kesaj ideje i bie qe rruga duhet te perdoret vetem nga automjetet dhe nga asnje lloj mjeti tjeter. Gjithashtu pedalimi i bicikletes i bie qe te quhet loje??? Mos duhet qe ne te gjithe te mesojme si fillim rregullat e qarkullimit?? NENI 138 - PARIMI BAZE I QARKULLIMIT 1. Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkullimin dhe në mënyrë që në çdo rast të respektohet siguria rrugore. NENI 139 - SHPEJTESIA 1. Eshtë detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari