VLORË-Familjarët e 17-vjeçarit që humbi jetën rreth një muaj më parë në një aksident në Lugomare të Vlorës, kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë-homazh.

Familja, miq, moshatarë të Kristi Panajotit me foton e djaloshit ne duar mbanin pankarta me duart ku shkruhej ''Na siguroni jetën'', ''Stop shkeljes me këmbë nga shteti''.

Ata kanë marshuar drejt vendit ku humbi jetën 18-vjeçari e më pas janë ndalur tek gropa ku humbi jetën jetën 18- vjeçari. Mes vajtimeve ata hodhën lule në gropën që rezulton ende e hapur në mes të rrugës.

Babai i Kristit të ndjerë, Renato Panajoti është shprehur se kjo fatkeqësi me gropën në mes të rrugës mund ti ndodhi kujtdo. Ndaj ai apeloi sërish për ndërhyrjen e shtetit në ndëshkimin e fajtorëve për të shmangur vetëgjyqësinë

“Qofte ky kurbani i fundit per Vloren. Do kërkojmë nga drejtësia dhe nga shteti që të vendoset një drejtësi e saktë dhe brenda normave dhe pa u mbrojtur asnjë pushtetar në këtë vijën e drejtësisë. Denoncimet i kam bërë si tek kryeministri e tek ministri i Brendshëm që të mos na lenë hapësirë ne të bëjmë vetëgjyqësi”.

Kristi Panajoti humbi jetën më 26 Nëntor, si pasojë e një aksidenti, pasi makina në të cilën udhëtonte së bashku me kushërinin ra në një gropë të hapur në rrugë.

Ata kanë akuzuar vazhdimisht firmën e cila po kryen punimet në rrugën e Lugomares, pasi sipas tyre aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. 

Kristi Pananjoti, 17 vjeç vdiq në rrugën e re të Lungomares që po ndërtohet në Vlorë. Ai udhëtonte bashkë me një shok të tij kur makina ra në një gropë.

Rezultoi se firma që po kryente punimet nuk kishte vendosur asnjë tabelë paralajmëruese. Mbi ngjarjen në fjalë, deri më tani është pezulluar nga detyra shefi i hetimit në Policinë e Vlorës pasi dyshohet se ka manipuluar provat, ndërkohë që u arrestuan dy përgjegjës të firmës.

[gallery]20186[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com