Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia që punonte në kazino në Tiranë, shoqërohet në polici shoferi! 32-vjeçari: Kur ra nga ballkoni ishim të ndarë

TIRANË- Shoqërohet në polici me urdhër të gjykatës shoferi i kazinosë në Tiranë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Rodi Barci, 32 vjeç ndodhet në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy.

Nga burime të grupit hetimor mësohet nga Report Tv se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes. Joy Aoko nga Kenia, dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni. 

Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Vdiq pasi e hodhën nga ballkoni, publikohet fotoja e kenianes 2 orë para ngjarjes

Është publikuar fotoja e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko dy orë para se ajo të dhunohej e të hidhej nga ballkoni nga persona ende të pa identifikuar. Siç shihet nga fotoja ajo është në shoqërinë e një vajzë tjetër, e cila dyshohet se është shoqja e saj e dhomës që do të merret në pyetje nga prokuroria. Deri tani për vdekjen e 22-vjeçares nuk ka asnjë të arrestuar nga policia, ndërsa prokuroria po vijon hetimet, pasi sot ka shoqëruar shoferin e kazinosë ku punonte e reja në Tiranë. Dyshohet se ajo kishte pasur njw lidhje intime me Rodi Barcin, i cili ka mohuar të këtë lidhje më vdekjen e Joyit.

Ora 11:12
U shoqërua në polici, flet shoferi të kazinosë ku punonte keniania: Kur ra nga ballkoni ishim ndarë

 

Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por janë marrë në pyetje vetëm persona të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me të.

Ora 10:01
‘Shkoi me të në Durrës’, ja çfarë deklaronte nëna e 22-vjeçares nga Kenia për marrëdhënien e saj me shoferin e kazinosë në Tiranë: I kërkoi të lidheshin, por ajo s’pranoi

1677313160_joyayoko.JPG

Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

‘Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se’ kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.’

Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.

Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.

Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.

“Të martën, Xhoi Brenda (Shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë’. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, rrëfeu nëna.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/02/2023 01:55

    Gjelat shqiptare te fryre nga testosteroni e Viagra,nuk dine te pranojne /JO-ne/ per pergjigje!

    Përgjigju
  • Scutari: 25/02/2023 15:49

    Populli shqiptar dhe të huajt që punojnë në Atdheun tonë duhet të mësojnë pikë së pari se me policinë, prokurorinë, doktorët dhe gjykatën nuk duhet të kesh punë, se po u bënë për ta, janë gjithmonë të humbur!!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/02/2023 10:58

    Ore ktu ska shtet per ca del Edi Rama ben gam gam dhe ajo ambsadorja Amerikane e drejtesis leshit , personi qe e ka ber duet te varet ne mes te tiranes dhe te arrestohet e prokurori i gatshem Qe ka qen ate nat bashk Me Policat tw korruptuar

    Përgjigju
    • A...Zh: 25/02/2023 14:03

      T'a kuptoj revolten Loran..., eshte e tmerrshme neglizhenca ne hetimin e ketij rasti. Autori/et, duhet te zbulohen patjeter e shpejte dhe marrin denim shembullor.

  • dion: 25/02/2023 10:22

    Cfat skandali, tani u kujtuan per te mare ne pyetje stafin....!!

    Përgjigju
  • Elf: 25/02/2023 09:48

    O ju knaqt derri nenat cfare autopsie kerkoni nga kenia kur vajzen e kishit ktu. Merrni emri e prokurorit qe kishte ceshtjen dhe merreni derrin tja kenqa gruan nenen dhe cfare i permban fisi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë