Me foshnjen në krah! Përlot bashkëshorti i 25-vjeçares që vdiq pas lindjes: A do e festojmë dot ditëlindjen e Aleas?! (VIDEO)

Alea erdhi në dritë dy ditë më parë, pa ditur tragjedinë që do të shënjojë jetën e saj. Nëna e saj, Rexhina Debrova, vetëm 25 vjeç, vdiq në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë vajzën e parë, fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, Algentin. Nëntë muaj shtatzënie të kaluara pa komplikacione, dhe me kujdesin e veçantë të Rexhinës për të kryer çdo analizë. Por fatkeqësisht diçka shkoi keq pas lindjes së vogëlushes dhe 25-vjeçarja, pas një arresti kardiak ndërroi jetë.

Dy mjekët që u vunë në pranga me dyshimet për neglizhencë në kujdesin shëndetësor ndaj nënës së re, u lanë të lirë sot nga Gjykata e Elbasanit, në masë "detyrim paraqitje". Por derisa autopsia të zbardhë gjithçka mbi atë se çfarë i ndodhi nënës 25-vjeçare, nëse ishte komplikacion i rrallë me vdekjen e pashmangshme, apo nëse ishte faji i mjekëve, dhimbja që familjarët mbartin është e papërshkrueshme. Sot me Alean në krah, ata kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit, jo për të kërkuar ndëshkimin e të pafajshmëve, por për të mos lejuar manipulimin e çështjes.

Bashkëshorti i Rexhinës, Algent Debrova, thotë fjalë mjaft të ndjera dhe zemre teksa kërkon të vihet drejtësia në vend, pa ndëshkuar asnjë të pafajshëm, dhe teksa i përlotur tregon se sa të vështirë do ta ketë të festojë ditëlindjet e vajzës: Gjithmonë do t'i vijë në kujtesë momenti kur humbi bashkëshorten e tij! Ai shpjegon hap pas hapi shtatzëninë e gruas së tij, se si gjithçka kishte shkuar mirë, dhe komplikacionet e papritura pas lindjes së foshnjes që i morën jetën Rexhinës. Anestezisti u largua menjëherë pa pritur as t'i dalë mpirja.

Të afërmit e të resë më foshnjen në krah

"U bëj thirrje gjykatësve dhe prokurorit, kjo cështje nuk mund të kalojnë kaq thjeshtë, ne i kemi, një video kur Rexhina shfaq komplikacionet dhe thotë se nuk po mbushem dot me frymë, ndërsa doktorët vijojnë të qetë dhe na thonë çdo gjë shkoi shumë mirë dhe pas tre orësh thonë nuk mundi të jetonte.

Anestezisti i ka bërë gjilpërën dhe është larguar nga salla, ndërkohë që duhet të ishte deri kur t'i dilte mpirja, kardiologu nuk ka qenë në sallë. Rexhina gëzonte shëndet, nuk pati asnjë siklet, e vërtetojnë analizat, dhe doktori që e ka ndjekur për nëntë muaj e di shumë mirë si ishte gjendja. Nuk dua që nga kjo ngjarje të dënohet një i pafajshëm, por nuk dua që e vërteta të manipulohet.

Dua që për shpirtin e asaj që iku 25-vjeçe, një njeri i mrekullueshëm, të zbardhet e vërteta. U kërkoj gjykatësve dhe prokurorëve që ta mendojnë cështjen tonë para se ta gjykojnë, ju lutem mos bëhet ndonjë akt korrupsioni, nuk kam se cfarë të them më tepër. Kur të mbushi goca ime një vit, a do ja festojmë dot ditëlindjen Aleas? Nuk do ia festojmë dot,  sepse do të na kujtohet ngjarja tjetër.

Doktoresha, shefja e Gjinkologjisë, Teuta ka dhënë një intervistë ku thotë se pacientja ka ardhur me urgjencë se bebi kishte probleme. Kam buzëqeshur kur e kam dëgjuar, pasi e di shumë mirë doktori që e ka ndjekur dhe i kanë thënë se nuk ke asnjë problem. Fjalët e doktoreshë Teutës, nuk e di pse ka dalë të njollosë imazhin e Rexhinës. Fjalët e saj janë mashtrim dhe do të përballet me mua për shpifje në gjykatë" tha bashkëshorti.

Bashkëshorti i të resë që humbi jetën pas lindjes

Duke vajtur humbjen e vajzës, e ëma e 25-vjeçares thotë se "Goca hyri me këmbët e veta shumë mirë. Po të ishte puna e lekëve e dërgoja jashtë shtetit. Dua gocën time".

Ndërkohë që familjarët kishin një thirrje edhe për ministren e Shëndetësisë.

"I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë nëse ka fëmijë, që të bëjë dicka, se ne mbaruam si njerëz, duam drejtësi, pasi po nuk e bëmë ne, do ta bëjë Alea pas 15 vitesh se nuk mund të jetojë e qetë pa e zgjidhur këtë problem" thanë ata ndër të tjera.

Pas vdekjess sw 25-vjeçares, u arrestuan mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, ndërsa sot u liruan nga qelia. Ishte kërkesa e prokurorit Xhiljano Seferi për masën "detyrim paraqitje" që u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

E ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen, mjekët e spitalit të Elbasanit protestuan dje për arrestimin e kolegëve të tyre.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 24/04/2019 23:45

    Kjo komentuesja duhet te kontrollohet per apnea ne gjume se flet me hunde

    Përgjigju
  • Erik: 24/04/2019 13:48

    Do ia festosh ditelindjen vajzes dhe te behet 100 vjeç, paste fatin e bardhe. Jeta do te ofroje plot gezime te tjera qe do te sherojne pak nga pak plaget e kesaj humbje. Mjer ajo qe iku, pa jeta vazhdon.

    Përgjigju
  • Populli: 24/04/2019 13:35

    Kabul Kazan tenxhere ah edi Rama e ju tjeret sali lulush mona hak puh skeni per ta ber nai her ket ven te gjith ju jeni per varje vazhdoni boni qef se do ju vi dita edhe Juve

    Përgjigju
  • Doktori: 24/04/2019 12:36

    Ske ci ben tromboembolise. Eshte bisede idiote dhe duhet nderruar kodi penal.

    Përgjigju
    • Ai Cuni Nga Cakrani: 25/04/2019 08:26

      Ti doktori tjeter se qenke kompetent per kete ceshtje, pyet njeher a kane farmacite e spitaleve tona keto preparate recombinant factor VIIa, Plazma e Fresket e ngrire FFP, Cryoprecipitat, Mase TROMBOCITARE, abejne spitalet Rajonale Procedura si HEMODIALIZA, PLAZMAFEREZA apo ECMO, ne se i ke keto dhe ke personel te trajnuar OK, NESE JO mos i bjer LEGENIT KOT.Zgjidhja JOTE eshte e thjeshte ne fakt.CDO spital te kete 15 kardiologe qe te rijne aty 24 ore tu dale qumeshti i nenes 1 dit po e nje dit jo.ME FJALE TE TJERA pajisjet dhe medikamentet nuk i kemi por ne pamundesi le te nxjerrim mjeket aty qe TI SHAJNE EDHE TI PESHTYJNE, DHE PASTAJ MUNDESISHT EDHE TI ARRESTOJNE

    • Doktori tjetër: 24/04/2019 16:33

      O Doktor po pse flet si pasnesër, si nuk i bëhet gjë tromboembolisë?? Po besoj e ke dëgjuar që ekziston dhe një trombolizë.. Apo fol të flasim dhe ti. Thuaj që nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi sepse kanë menduar thjesht efekti i Tiopentalit dhe Myorelaxinës.. Etj etj dhe kështu e shkreta vajzë i mori të gjitha me vete. Mjekët duhet të nxjerrin mësime, dhe shteti duhet të investojë Më shumë që Kardiologu mos të thërritet vetëm për raste urgjente, por të ketë në shërbim cdo ditë nga një, ashtu si është reanimatori dhe mjeku i urgjencës. Ngushëllime familjes e ti rrojë e vogla që erdhi në jetë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen