Vdekja e 3 minatorëve, PD: Pasojë e babëzisë së pushtetit! Shfrytëzon rastin për të premtuar: Kur te vijmë në pushtet do mbështesim minatorët

Vdekja e 3 minatorëve, PD: Pasojë e babëzisë së pushtetit! Shfrytëzon rastin për të premtuar: Kur te vijmë në pushtet do mbështesim minatorët

Pamje brenda minierës ku humbën jetën minatorët

Vdekja e tre personave në minierën e Kromit në Balgjaj, për PD, është pasojë e babëzisë së pushtetit të oligarkisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, PD e degës së Bulqizës thotë se prej 7 vitesh punëtorët e minierave ndodhen në një betejë me qeverisë, e cila-thuhet në reagim- nuk ka plotësuar detyrimet ndaj këtij sektori.

Këtë moment, kreu i demokratëve në këtë zonë, Defrim Fiku e shfrytëzoi edhe për të premtuar se me ardhjen në pushtet demokratët do të mbështesin pa kushte të drejtat e minatorëve dhe statusin e tyre.

Postimi i plotë

Babëzia e pushtetit të oligarkisë së njerëzve të fuqishëm, të cilët mbrohen dhe ruajnë fuqinë kriminale të Rilindjes, vazhdon të gllabërojë tragjikisht jetë njerëzish në minierat e Qarkut të Dibrës. Dhe dje, tre njerëz të punës së nëntokës, tre familjarë, në një nga minierat problematike të Balgjajt, nuk u kthyen si çdo ditë në familjet e tyre. Ata humbën jetën për të marrë një rrogë në një front të nëntokës, ku siguria nuk ekziston më.

Minierat në Qarkun e Dibrës vazhdojnë të jenë të rrënuara, ku mungesa e kontrollit shtetëror, kontrollit që është detyrë e shtetit, i ka lënë këto fronte të tmerrshme të punës si fronte të vdekjes së paralajmëruar rast pas rasti. Çdo vdekje në minierat e Dibrës është paralajmërimi i radhës për tragjeditë që do të vijnë më vonë.
Janë tre vdekje tragjike, të cilat mund të shmangeshin nëse kontrolli shtetëror, do të ishte korrekt dhe koherent!

Për gjatë shtatë viteve ka pasur një betejë të hapur mes minatorëve dhe punëtorëve të minierave me qeverinë, parlamentin dhe rilindjen për një kthim vëmendjeje ndaj këtij sektori jetik tradicional për ekonominë shqiptare. Demonstrimet në Bulqizë, minierat e Qarkut të Dibrës, në Tiranë para institucioneve dhe Kryeministrisë, kanë treguar se qeveria, kryeministri dhe PS- ja nuk kanë plotësuar detyrimet ndaj këtij sektori, përkundrazi, njerëz të oligarkisë ekonomike të këtij sektori kanë abuzuar me të drejtat e minatorëve.
Kanë kaluar kaq kohë e minatorët ende nuk kanë Statusin e Minatorit, një nga të drejtat legjitime, që do t'i kthente oligarkët në komunikim dhe në detyrim për të plotësuar të drejtat e minatorëve. Statusi i Minatorit është një lloj "kushtetute" për të drejtat dhe detyrimet e tyre, por oligarkët dhe një qeveri e korruptuar oligarkësh nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Në minierat private të Qarkut të Dibrës ka kushte skandaloze pune, ku vdekja është më e pranishme se dhe vetë jeta!
Ka një fakt skandaloz, një arsye tragjike dhe dramatike në jetën e minatorëve të minierave në këtë qark;- varfëria ekstreme që ka çdo familje në Bulqizë dhe gjithë qarkun, i detyron djemtë dhe burrat të hyjnë në tunelet e vdekjes. Shteti nuk kujdeset as për ekonominë e tyre dhe as kushtet në minierat e kromit.
Vdekja në nëntokë tashmë është bërë një tragjedi, që familje të ndryshme në këtë qark po i përjetojnë herë pas here. Kjo dramë nuk mund të ndalohet nga një shtet oligarkësh, një qeveri oligarkësh, institucione me interesa të fshehta përfitimesh, duke mos investuar siguri në këtë front vdekjesh të njërëzve të thjeshtë.

Partia Demokratike dënon lidhjet mafioze të gjithë rrjetit përfitues nga këto jetë të humbura për hesape të njerëzve të lidhur me pushtetin lokal dhe qendror. Ne do të mbetemi denoncues të vazhdueshëm të keq- qeverisjes së vendit, dhe mbështetës të së drejtës njerëzore, për të mbrojtur me çdo kusht jetët njerëzore.
Duke ngushëlluar familjet për humbjet tragjike të njerëzve të tyre, Partia Demokratike, që në momentin e parë të ardhjes në pushtet do të mbështesë pa kushte të drejtat e minatorëve dhe statusit të tyre gjithësesi, si nië akt i rëndësishëm për të rregulluar gjendjen skandaloze ku ndodhen.

Partia Demokratike/ Dega Bulqizë

Kryetari Defrim FIKU

Bulqizë, më 29 tetor 2020

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 30/10/2020 19:44

    ju qet ne qeveri dhe formuat gerdecin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat