Vdekja e aktorit të njohur Rikard Ljarja, reagon Natasha Lako: Fytyra më e dashur e rinisë sime, na le para kohe

Vdekja e aktorit të njohur Rikard Ljarja, reagon Natasha Lako: Fytyra më e dashur e rinisë sime, na le para kohe

Natasha Lako

Në lidhje me vdekjen e aktorit të mirënjohur shkodran, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka reaguar gazetarja e njohur shqipatare Natasha Lako.

Ajo është shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë riisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.

Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.

Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.

Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Ljarja.


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 77-vjeçare Rikard Ljarja, kinematografia shqiptare humb 'Dedën'


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto