Vdekja e albanologut,Kumbaro
mesazh prekës: Na bëre gjëmën

Vdekja e albanologut,Kumbaro<br />mesazh prekës: Na bëre gjëmën
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të albanologut të shquar, Albert Elsie. Në faqen e saj në “Facebook”, Kumbaro shprehet e prekur për këtë humbje të madh, teksa shkruan se nuk ia fal Bertit që iku kaq pabesisht, pasi sipas saj, kjo që është diçka shumë e rëndë.

Më tej, ministrja shton se ne lindëm shqiptar, por atë e bëri pasioni të tillë, duke shtuar plot dhimbje se ikja e tij na bëri gjëmën. Duke e cilësuar të jashtëzakonshme punën e shkencëtarit albanolog, ajo shkruan se Elsie ishte një akademik i lindur dhe jo i titulluar, dhe se arti i përkthimit të këtij mjeshtri ishte i papërsëritshëm.

“Nuk ta fal Bert! Nuk ta fal qe ike kaq pabesisht! Nuk ta fal se te duam shume! Eshte e rende kjo qe bere Bert! Sa ç'ishte e jashtezakonshme puna e shkencetarit albanolog Robert Elsie akademik i lindur jo i titulluar, sa ç'ishte elegant dhe i paperseritshem arti i perkthimit te mjeshtrit Robert Elsie, sa ç'ishte delikat zeri i interpretit ne kabinen e perkthimit, sa ç'ishte i madh ankthi i punes kur perjetonim dramat e gjyqeve te Hages, sa ç'ishte i bukur çdo çast i gjurmimit dhe hulumtimit te detajeve shqiptare prej teje qe krejt bujarisht i ndaje me te gjithe ne shqiptaret e tjere! Ne lindem shqiptare, ty te beri pasioni te tille! Ç'te te them Bert! Na bëre gjëmën!”, shkruan Kumbaro.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur