Ekspertët e pavaruar të marrë nga familja Dehari kanë konstatuar në raportin e tyre se Astrit Dehari ka marrë lëndime trupore, ndërsa avokati i familjes, Tomë Gashi thotë se Dehari është vrarë.
Këto konfirmime i deklaroi vetë avokati Gashi në një dalje për mediat.
Një i paraburgosur që ishte në qeli së bashku me Astit Deharin, në dëshminë e tij kishte thënë se Dehari dy javë më herët e dinte se do t’i ndodhte diçka.
Duke lexuar dëshminë e të paraburgosurit, avokati Tomë Gashi, ka thënë se Dehari i kishte thënë disa numra telefoni këtij, të paraburgosuri dhe i kishte thënë të lajmëronte familjen dhe avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka në burg.
Aktivisti i VV Astrit Dehari humbi jeten ne 5 nentor në qendrën e paraburgimit në Prizren. Por vdekja e tij ka ngritur shumë pikëpyetje ishte vetëvrasje apo vrasje, dy pika ku familjarët dhe autoritetet e drejtësisë nuk bien dakort.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com